Zyra e Karrierës, në bashkëpunim me Klubin e Karrierës, organizoi një sesion frymëzues të këshillimit të karrierës, me fokus te rëndësia e komunikimit pozitiv në mjedisin profesional dhe aftësitë praktike për menaxhimin efektiv të konflikteve.
Profesor Erion Kristo, së bashku me studentët Elia Verzivolli dhe Agron Bereti, udhëhoqën pjesëmarrësit drejt teknikave të komunikimit të hapur, shmangies së keqkuptimeve dhe ndërtimit të marrëdhënieve bashkëpunuese në grup.
Më tej, u trajtuan strategjitë më të mira për menaxhimin e situatave të tensionuara, forcimin e raporteve profesionale dhe promovimin e një kulture të shëndetshme komunikimi në vendin e punës.
Një aktivitet me vlerë të lartë praktike për të gjithë studentët dhe të rinjtë që synojnë zhvillim profesional dhe rritje personale!
