Në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Lifelong Empowerment and Protection in Albania”, dhe komponentit UNDP Albania – Voucher Scheme, më 20 Nëntor 2025, Barleti Group nisi zbatimin e trajnimeve profesionale në Lezhë për përfituesit e projektit PATH: Aftësi gjithëpërfshirëse për turizmin dhe mikpritjen.
Ky trajnim është i dedikuar për personat në situatë vulnerabiliteti, përfshirë përfitues të ndihmës ekonomike të regjistruar si të papunë në zyrat e punës, duke u ofruar atyre mundësi reale për zhvillim aftësish profesionale dhe përmirësimin e punësueshmërisë në sektorin e mikpritjes dhe hotelerisë.
Barleti Group, si organizatë zbatuese, vijon misionin për të krijuar mundësi konkrete punësimi, integrim profesional dhe fuqizim social për komunitetet në nevojë.
Kjo qasje është plotësisht në harmoni me misionin e UNDP, që synon zhvillim gjithëpërfshirës, reduktim të pabarazive dhe rritje të mundësive ekonomike për grupet vulnerabël në Shqipëri.
