Më 28.11.2025 u organizua online Takimi Hapës (Kick-off Meeting) i projektit “DigiYouth: Iniciativa Europiane për Rininë Dixhitale”, duke shënuar nisjen zyrtare të një bashkëpunimi dyvjeçar në kuadër të programit Erasmus+ KA220.
Gjatë takimit, partnerët prezantuan rolet, planin e punës dhe objektivat kryesore të projektit, i cili synon të fuqizojë të rinjtë dhe punonjësit e rinisë me aftësi në inteligjencën artificiale, transformimin dixhital dhe lidershipin rinor.
Diskutimet u përqendruan në planifikimin e paketave të punës, afatet kohore, mekanizmat e monitorimit, si dhe hapat e parë drejt zbatimit të aktiviteteve kryesore të projektit: trajnimit ndërkombëtar, workshop-eve lokale, platformës e-learning dhe materialeve kërkimore.
Partnerët e projektit DigiYouth janë:
• Clever Collaboration Group Europe AB – Suedi (Koordinator)
• JUMP – Gioventù in riSalto – Itali
• Barleti University – Shqipëri
• SEMOS Education – Maqedonia e Veriut
• d-ialogo – Gjermani
Ky takim shënon fillimin e një partneriteti të rëndësishëm që synon të sjellë ndikim afatgjatë në edukimin dixhital dhe fuqizimin e të rinjve në mbarë Evropën.
