Studentët e UniBa-s realizuan një udhëtim të mrekullueshëm dyditor në një nga zonat malore më piktoreske të rajonit, Mavrovë.
Gjatë aventurës së tyre, ata vizituan Mavrovën, Tetovën, Strugën dhe disa destinacione të tjera të mbushura me natyrë, kulturë dhe energji rinore.
Dy ditë të mbushura me miqësi, argëtim dhe momente të paharrueshme përfshirë edhe borën e parë, që i priti si një surprizë e bukur në Mavrovë!
Ky udhëtim është shembull i bashkëpunimit, pjekurisë dhe iniciativës studentore: kur studentët marrin vetë në dorë organizimin, rezultatet janë gjithmonë fantastike.
