Klubi i Shkencave Sociale, Psikologjisë dhe Punës Sociale, nën kujdesin e Profesor Erion Kristo zhvilloi aktivitetin tematik: “Si të kuptojmë atë që nuk thuhet?”
Në këtë aktivitet i ftuar i veçantë ishte Ksenofon Ilia, psikolog këshillimi, botues dhe përkthyes.
Ky takim solli një bisedë të thellë dhe frymëzuese mbi mënyrat se si mund të “lexojmë” sinjalet e padukshme të komunikimit — ato shenja të vogla që shpesh na shpëtojnë, por që kanë fuqinë të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë të tjerët dhe veten.
Studentët patën mundësinë të eksplorojnë gjuhën e heshtur të komunikimit, të bëjnë pyetje dhe të marrin këshilla praktike nga një profesionist i fushës.
Një tjetër aktivitet i suksesshëm që pasuron jetën studentore në Barleti!
