Studentët e vitit të tretë zhvilluan praktikën e tyre mësimore në terren, në kuadër të lëndës “Guidë Turistike”, duke realizuar një guidë praktike në një nga perlat natyrore të Tiranës: Ujvarën e Shëngjergjit.
Gjatë praktikës, studentët ushtruan aftësi të rëndësishme si:
- teknikat e guidimit dhe prezantimit të informacionit turistik;
- interpretimi i peizazhit natyror dhe elementeve kulturore të zonës;
- orientimi dhe menaxhimi i një grupi vizitorësh gjatë ecjes në terren.
Ujëvara e Shëngjergjit mbetet një ndër destinacionet më të preferuara për hiking dhe eksplorim, vetëm pak minuta larg Tiranës. Shtigjet e aksesueshme, ajri i pastër dhe peizazhi i mrekullueshëm e bëjnë atë një zonë ideale për turizëm natyror dhe aventura.
Ky aktivitet praktik forcoi lidhjen mes teorisë dhe praktikës, duke i pajisur studentët me kompetenca konkrete dhe të domosdoshme për profesionin e guidës turistike, si dhe duke nxitur eksplorimin e potencialeve turistike të zonave natyrore shqiptare.
