Sot u zhvillua takimi i parë i Qeverisë Studentore, me praninë e Zv. Rektorit për Çështjet Studentore, Prof. Dr. Artan Shytaj, dhe Dekanës së Studentëve, Dr. Elda Mamoçi.
Qeveria Studentore përbëhet nga senatorë të çdo programi studimi dhe viti akademik, të zgjedhur si përfaqësues nga vetë studentët.
Gjatë takimit u diskutua rreth:
- ecurisë së procesit mësimor;
- rëndësisë së dëgjimit të zërit të studentëve dhe vlerësimit të çdo mendimi apo sugjerimi të tyre;
- ideve të reja për gjallërimin e jetës studentore dhe forcimin e bashkëpunimit mes stafit dhe studentëve.
Qeveria Studentore është forca që i jep zë Universitetit Barleti, promovon bashkëpunimin, kreativitetin dhe përgjegjësinë, duke kontribuar në ndërtimin e një mjedisi universitar gjithëpërfshirës dhe dinamik.
Një fillim i mbarë për një vit të mbushur me energji, ide dhe kontribute të vlefshme nga vetë studentët!
