Debato, mendo, argumento!
Sot u zhvillua me sukses aktiviteti i parë për këtë vit akademik nga Klubi i Drejtësisë dhe Mirëqeverisjes, nën moderimin dhe kujdesin e Prof. Erion Kristo.
Studentët e Universitetit “Barleti” treguan një pjesëmarrje aktive, duke ndarë mendime, ide dhe argumente mbi tema me rëndësi shoqërore dhe ligjore. Diskutimet ishin të gjalla, të respektuara dhe plot reflektim kritik, një shembull i bukur i frymës akademike që promovon Barleti!
