
Profili i kërkuar:
Arsimi: Diplomë e nivelit të dytë (Master i shkencave) në Kimi, Biokimi.
Preferohet: Kandidat me gradë shkencore “Doktor” në një nga fushat e mësipërme.
Eksperienca:
Minimumi 3 vjet përvojë në mësimdhënie, kërkim shkencor ose administratë akademike.
Eksperienca në zhvillimin dhe vlerësimin e kurrikulave, sigurimin e cilësisë ose menaxhim institucional akademik do të konsiderohet përparësi.
Njohuri dhe aftësi:
Njohuri të mira mbi legjislacionin e arsimit të lartë, Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve, parimet e hartimit dhe zhvillimit të kurrikulës dhe standardeve të sigurimit të cilësisë, si dhe proceseve të vetëvlerësimit dhe akreditimit në nivel institucional dhe programor (ASCAL, ENQA).
Aftësi të mira analitike, bashkëpunuese dhe organizative.
Aftësi shumë të mira në komunikim, në gjuhën shqipe dhe angleze.
Përdorim i mirë i paketës MS Office dhe platformave digjitale për raportim dhe dokumentim akademik.
Përgjegjësitë kryesore:
Mbështet procesin e hartimit, rishikimit dhe përmirësimit të programeve të studimit sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Bashkëpunon në përgatitjen e raporteve të vetëvlerësimit dhe dokumenteve të sigurimit të cilësisë.
Përgatit dokumente pune, raporte të brendshme dhe draft-raporte për analizë nga njësia.
Merr pjesë në përgatitjen e pyetësorëve të vlerësimit të cilësisë.
Koordinon procesin e mbledhjes dhe analizimit të të dhënave për zhvillimin e kurrikulës.
Bashkëpunon me njësitë akademike në zbatimin e politikave të sigurimit të cilësisë.
Kontribuon në aktivitete trajnuese dhe projekte zhvillimore në fushën e cilësisë dhe kurrikulës.
Të intereruarit janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre në emailin e [email protected] brenda datës 31 Tetor 2025.
