Në 26 prill 2024, Universiteti Barleti zhvilloi një leksion të hapur me arkitektin e njohur amerikan, Steven Holl. Holl ofroi një perspektivë unike mbi arkitekturën moderne dhe ndikimin e saj në mjedisin urban dhe natyror. Ky event shënoi një moment të rëndësishëm për studentët dhe profesionistët e arkitekturës në Shqipëri, duke u ofruar atyre mundësinë të mësojnë nga një prej figurave më të shquara në fushën e arkitekturës bashkëkohore.
Steven Holl, i njohur për projektet e tij të cilat integrojnë elemente natyrale dhe ndërtimore në mënyrë harmonike, mbajti një leksion që fokusohej në rëndësinë e dritës, hapësirës dhe materialeve në krijimin e një ambienti ndërtimor të qëndrueshëm dhe inspirues.
Prezenca e Steven Holl në Universitetin Barleti ka lënë gjurm tek studentët dhe ekspertët e fushës.
Ky event shërbeu gjithashtu për të forcuar lidhjet ndërkombëtare të Universitetit Barleti, duke vendosur një bazë për bashkëpunime të ardhshme në fushën e arkitekturës dhe dizajnit urban.