Në përfundim të Vitit Akademik 2023-2024, studentët e programit Farmaci vizituan depon farmaceutike Aerd-Farma.
Aerd-farma është një kompani e cila tregeton me shumicë dhe pakicë produkte kozmetike (biokozmetik dhe dermokozmetik), shtesa ushqimore, produkte higjenosanitare, dietike, bimore, parafarmaceutike, bimë medicinale etj..
Kjo vizitë ka një rëndësi të veçantë për studentët e Farmacisë për të njohur procesin e menaxhimit të inventarit, logjistikën dhe sistemet e sigurisë në furnizimin e barnave dhe të suplementeve ushqimore. Këto vizita ofrojnë një perspektivë praktike dhe të përgjithshme se si funksionojnë operacionet e një depoje farmaceutike në praktikë. Studentët mund të mësojnë për:
1. Menaxhimin e inventarit
2. Logjistikën dhe transportin
3. Sistemet e sigurisë.
4. Rregullat dhe rregulloret
5. Teknologjitë dhe automatizimin
Gjatë vizitës studentët asistuan në mbledhjen dhe organizimin e medikamenteve, dhe në sigurimin e informacionit për pacientet, monitorimin e përshtatshmerisë së medikamenteve dhe në ndjekjen e rregullave të sigurisë së depove farmaceutike, mbajtjen e stokut të medikamenteve dhe në mbledhjen e informacionit për inventarin.
Vizitat në depo farmaceutike janë gjithashtu mundësi për të vlerësuar si të rëndësishme sigurinë e barnave në procesin e furnizimit, dhe për të kuptuar rolin që depot farmaceutike luajnë në mbështetjen e shëndetit publik. Punësimi i studenteve në depo farmaceutike mund të jetë një mundësi e mirë për të fituar përvojë praktike dhe për të zhvilluar aftësitë profesionale në fushën e farmacisë.