Një grup studentësh nga Universiteti Barleti, dega “Dizajn Interieri dhe Produkti”, nga data 11 deri më 13 qershor 2024, ju bashkuan të rinjve nga i gjithë Ballkani në B40 YOUTH SUMMIT. Samiti Rinor, iniciuar nga Bashkia Tiranë, në diskutimet me ekspertë të fushave përkatëse u fokusua në:
-Tirana si qendër rajonale për teknologjinë dhe inovacionin,
-E ardhmja e lëvizshmërisë në rajon,
-Ekonomia Kreative,
-Angazhimi Rajonal i të Rinjve në Qeverisje.
Përgatitja e të rinjve për punësim në një ekonomi digjitale dhe pozicionimin e Tiranës si një qendër për avancimin teknologjik në Ballkan; rëndësia e transportit të qëndrueshëm dhe zhvillimi i infrastrukturës së çiklizmit në qytetet në të gjithë rajonin; potenciali i industrive kreative për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të ofruar mundësi për sipërmarrësit e rinj në Ballkan; si dhe fuqizimi i të rinjve nga rajoni në proceset vendimmarrëse në nivele të ndryshme të qeverisjes, ishin temat kryesore të diskutimeve.
Aktiviteti i ngjeshur i këtyre ditëve mes të rinjve nga rajoni, rekomandimet dhe debatet me specialistët për të kuptuar rëndësinë e bashkëpunimit mes liderëve të rinj, politikëbërësve dhe ekspertëve të industrisë nga vende të ndryshme të rajonit u finalizua me realizimin e murales së sloganit të Samitit të Rinisë dhe logos së B40, si simbolikë e këtij takimi.
#UniBa #B40 #Industri Kreative #student dizajn interieri dhe produkti #Samiti Rinisë Tirana