Stafi i UniBa, Blerina Banushi vizitoi Universitetin e Sevillës (Spanjë), në kuadër të Programit Erasmus KA171 nga data 13 Maj deri në 17 Maj 2024. Në kuadër të “Javës Ndërkombëtare të Stafit” në Universitetin e Sevillës u zhvilluan një sërë aktivitetesh dhe takimesh, me përfaqësues të fakulteteve të ndryshme si dhe përfaqësues e akademikë nga universitete të tjera të huaja.
Gjatë periudhës së mobilitetit pjesëmarrësit ndoqën leksione të mbajtura nga kolegët ndërkombëtarë duke observuar qasje të ndryshme të mësimdhënies dhe duke përfituar njohuri e përvoja të reja në fusha të ndryshme. Gjithashtu, mes përfaqësuesve të universiteteve nga vende të ndryshme, ata prezantuan Universitetin Barleti.
Ky mobilitet ka hapur mundësi të reja bashkëpunimi në nivel ndërkombëtar, jo vetëm me Universitetin e Sevillës, por dhe me universitetet e tjera të pranishme, me qëllim rritjen e kapaciteve tekniko-profesionale të burimeve njerëzore.