Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë organizoi në datat 12 dhe 13 Prill 2024, në ambientet e Hotel Tirana International Konferencën Mbarëkombëtare Farmaceutike VII “Së Bashku për Farmaceutikën”.
Nën kujdesin e veçantë te Koordinatores së Departamenti te Shkencave Mjekesore dhe të Shendetit, Lorena Mato dhe me ftesë të Presidentit të Urdhrit te Farmacistit Z.Dëfrim Goma, Universiteti Barleti u paraqit me 5 punime shkencore, perkatesisht:
Tema: Terapia me Modulatorët në Fibrozën kistike.
Prof.Dr. Evda Vevecka, Prof.Dr. Eleni Nastas.
Tema: Ku jemi dhe drejt kujt po shkojmë në menaxhimin e hemoglobinopative.
Prof.Dr. Eleni Nastas, Prof.Dr Evda Veveҫka
Tema: Teknologjitë inovative për të menaxhuar aflatoksinat B1 dhe M1 në ushqime dhe përfitimet e aplikimit.
Msc.Lorena Mato
Tema: Studimi dhe analiza e pranisë së Aflatoksines B1 në qumështet formulë dhe drithërat të shitura në Farmaci.
Msc.Lorena Mato
Tema: Analiza epidemiologjike e sezonit të parë të influenzës mbas pandemisë së COVID-19 në Wales
MSc. Inesa Delimeta
Pjesëmarrësit treguan interes për punimet dhe e ndoqën konferencën me kënaqësi për përmbajtjen e lartë cilësore me punime të përgatitura me seriozitet nga lektorët e Departamentit.
Në të u diskutuan zhvillimet dhe problematikat aktuale në sistemin shëndetësor dhe atë farmaceutik në veçanti.
Farmaceutika luan një rol kryesor në kujdesin shëndetësor në vend,çdo mangësi apo dështim i saj, ndikon në të gjithë sistemin, duke rrezikuar kujdesin ndaj pacientit, cilësinë e jetës dhe për rrjedhojë ka një impakt makro në të gjithë shoqërinë.
Ky është një aktivitet rëndësishëm sa i përket kontributit shkencor që jepet në përmiresimin e shërbimit farmaceutik dhe shendetesor.
Së bashku, me pasion dhe vendosmëri, ne kemi mjetet e nevojshme për të rritur standardin shëndetësor në Shqipëri dhe të përmbushim misionin tonë të përbashkët.