Si pjesë e projektit DIGITCRESHE, që synon të promovojë Transformimin Digjital në Institucionet e Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor (https://www.digitcreshe.eu), Stafi i Departamentit të Industrive Kreative, Dr. Gerdi Papa dhe Dr. Joan Ikonomi dhe partnere nga instucione të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor ndoqën trajnimin e organizuar nga Politekniku i Portos, në Porto, Portugal, nga data 7 deri më 9 Maj.
Trajnimi përfshinte Lojëra Serioze, Mësim me Bazë në Lojëra dhe Gamifikim në Arsim, që do të lejojë krijimin e kurrikulave dhe trajnimeve të ardhshme për të përdorur metodologjitë e lojërave, për të përmirësuar mësimin dhe për të rritur angazhimin e studentëve në arsimin e lartë.
Gjatë trajnimit, stafi u njoh me konceptet dhe metodologjitë kryesore të Mësimit me Bazë në Lojëra, si dhe arriti të testonte dhe të kuptonte se si disa zhvillues në Portugali po përdorin gamifikimin si një mjet arsimor dhe mësimor.
Shumë trajnime të tjera na presim dhe jemi të ngazëllyer për të ardhmen digjitale që na pret për të përgatitur më së miri studentët tanë.