Tashmë është bërë traditë e Universitetit “Barleti” organizimi i leksioneve të hapura me ekspertë nga fusha të ndryshme, për të sjellë eksperiencën e tyre në auditore.
Nën kujdesin e Prof.Asoc.Dr. Semiha Loca, e ftuar e radhës në auditorin me studentët e Marketingut, Menaxhinit të Biznesit, Turizmit, Finances ishte Ana Maria Tace - drejtuese e departamentit Marketing & Shitje në Rogner Hotel Tirana.
Në leksionin me temë “Roli i Marketingut në Industrinë e Hotelerisë”, Ana solli me shembuj, praktika e të dhëna eksperiencën e saj 12-vjeçare në këtë industri.
Ana i përket “Alumnai të suksesshëm” që kanë përfunduar me rezultate të shkëlqyera masterin "Marketing dhe Menaxhin Operacionesh" pranë Universitetit “Barleti”, dhe sot janë histori frymezimi për studentët.