Në suazën e zhvillimeve lëndore të Sociologjisë së Familjes, pedagogu Erion Kristo në bashkëpunim me përgjegjësen e Departamentit të Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit, Dr.Jorida Rustemi, organizuan një seminar të hapur me aktivisten e mirënjohur Sevim Arbana.
Sevim Arbana është një nga pionieret e para të lëvizjes feministe, themeluese e organizatës "Useful to Albanian Women".
Në seminar u shfaq një dokumentar për vrasjen e grave dhe u diskutua dhuna në familje, një fenomen ende shqetësues në vendin tonë. Studentët ndoqën me vëmendje shifrat përkatëse dhe shqetësimet që lidhen me gruan.