Prof.Dr. Aleksandër Xhuvani, dekan i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative, së bashku me dekanen e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Prof.Dr.Evda Vevecka, diskutuan për risitë e fundit në fushën e robotikës në shkencë dhe mjekësi, në një aktivitet tematik me të rinjtë e shkollës Sarina 2002.
Gjatë prezantimit, ata diskutuan mbi aplikimet e robotikës në mjekësi, duke përfshirë kirurgjinë robotike, rehabilitimin robotik, dhe diagnostikimin e avancuar.
Profesorët theksuan se teknologjitë e reja robotike po transformojnë mënyrën si mjekësia trajton shëndetin e njeriut dhe po hapin rrugë për trajtime më efikase dhe më të personalizuara.
Për maturantët e Shkollës Sarina 2002, kjo ishte një mundësi e shkëlqyeshme ku u inkurajuan të angazhohen në këto fusha dhe të kontribuojnë në zhvillimin e teknologjive të reja për shëndetin dhe mirëqenien e njeriut.