Nën kujdesin e posacëm të përgjegjësit të Departamentit Prof.Asoc.Dr. Elizabeta Imeraj sot më 10 maj 2024 në kuadër të Ditës Kombëtare të Drejtësisë, Departamenti i Drejtësisë, Fakulteti Ekonomisë, Qeverisjes dhe Drejtësisë në bashkëpunim me Klubin Ligj dhe Qeverisje në UNIBA organizuan aktivitetin me temë: "Drejtësia në fokus, armë për pushtet apo mburojë për shoqërinë".
I ftuar në Universitetin Barleti për të folur në një këndvështrim ndryshe për drejtësinë ishte gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha. Hoxha u shpreh para studentëve të drejtësisë se sa e rëndësishme është që të kontribuojnë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, dhe të zgjedhim gjithmonë të bëhen palë me të mirën.
Pjesë e panelit ishin edhe pedagogë të nderuar të cilët ndanë eksperiencat e tyre profesionale me studentët si ekspertë të së drejtës.
Në fund të aktivitetit studentët e UniBA zhvilluan një Gjyq imitues në kuadër të Ditës së Drejtësisë si dhe u shpallën dy fituesit e konkursit te “Eseja më e mirë”.