“Çojmë auditorin tek biznesi”, me këtë synim studentët e programeve të studimit: Menaxhim Biznesi, Marketing, Financë, Turizëm dhe të Operatorëve të Biznesit, udhëtuan drejt “Mrizi i Zanave”- biznesi i Agroturizmit i vlerësuar maksimalisht nga klientët e revista të ndryshme ndërkombëtare.
Dafina, ishte vajza që i shoqëroi studentët dhe i shpjegoi me plot pasion pikën e përpunimit dhe prodhimit të nënprodukteve të qumështit, stazhonimit, përpunimit të frutave, kantinën e verës etj..
Zhvillimi i “Mrizit të Zanave” nga 2009 e deri në ditët e sotme ka ndikuar në rritjen e mirëqenies së zonës, aq sa aktualisht banorët kanë filluar t’i kthejnë shtëpitë e tyre në bujtina.
Studentët patën mundësi të shikonin impaktin e zhvillimit të një biznesi, çfarë e bën të veçantë për tërheqjen e turistëve, sfidat e një sipërmarrjeje, apo frutet e një imazhi të mirë, rritjen e vlerës së një prone, marketingut më të mirë i bërë nga vetë klientët etj..
Në fund provuan disa nga ushqimet tradicionale të “Mrizit” dhe zonës.