Fakulteti i Shkencave Mjekësore në bashkëpunim me Urdhërin e Infermierit, vazhdon aktivitet në kuadër të Këshillit të Karrierës në qytete të ndryshme të vendit.
Ndalesa e radhës ishte qyteti i Lezhës, ku u zhvillua një takim informues dhe miqësor me maturantët lidhur me prezantimin dhe rëndësinë e zgjedhjes së Profesioneve të Kujdesit Shëndetësor.
Informacioni që të rinjtë morën i ndihmon ata për të kuptuar më tepër se sa i rëndësishëm është ofrimi i një Sistemi Shëndetësor, mbështetur në efikasitetin dhe cilësinë e shërbimit, duke garantuar sigurinë e pacientit dhe paanësinë, si një e drejtë themelore e individit!