Berati ishte ndalesa e radhës për zhvillimin e një leksioni të hapur nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Universitetin Barleti, në bashkëpunim me "Urdhërin e Infermierit të Shqipërisë" - "UISH" dhe "Ambasadën Amerikane" në kuadrin e Këshillimit të Karrierës.
Profesionistët e fushës zhvilluan një takim informues me maturantët e qytetit të Beratit, për prezantimin dhe rëndësinë e zgjedhjes së Profesioneve të Kujdesit Shëndetësor.
Në këtë takim u theksua rëndësia e ofrimit të një Sistemi Shëndetësor, mbështetur në efikasitetin dhe cilësinë e shërbimit, duke garantuar sigurinë e pacientit dhe paanësinë, si një e drejtë themelore e individit!