Studentët e Drejtësisë në Universitetin Barleti zhvilluan një vizitë mësimore në Institutin e Policisë Shkencore.
Gjatë vizitës mësimore ata u njohën me ambientet ku mblidhen provat, me pajisjet teknologjike, si dhe veprimet kriminalistike në inspektimin e vendit të ngjarjes për mënyrën e ekzaminimit të provës materiale, firmave, gjurmët e gishtave, marrjen e tyre dhe rëndësinë e tyre në procesin e hetimit dhe të zbulimit të së vërtetës në rastet e vrasjeve, vjedhjeve, akteve terroriste, ngjarjeve me shpërthim, etj..
Qëllimi kryesor ishte që studentët Barletas të vitit të katërt të departamentit të Drejtësisë të preknin nga afër praktikën kriminalistike të mësuar në teori gjatë viteve të studimit lidhur me zbulimin, hetimin dhe zbardhjen e krimit.