Zyra e Karrierës në bashkëpunim me Klubin e Karrierës organizoi, Panairin e Punës në Universitetin Barleti.
Të gjithë Barletasit dhe Alumni/ae Barletas që ishin prezentë në panair u njohën me shumë mundësi internshipi, trajnimi dhe punësimi direkt nga kompanitë më në zë të tregut shqiptar dhe të huaj.Panairi nisi me përshëndetjen e rektores së universitetit Prof. Dr. Suzana Guxholli e cila falenderoi bizneset pjesëmarrese dhe shpalli të hapur udhën për bashkëpunim të mëtejshëm midis universitetit dhe bizneseve pjesëmarrëse.
Me prezencën e kompanive të mirënjohura si Deloitte Albania,Assist Digital, Revenued Albania,Lexmark Albania,Easy Pay,Hilton Garden Inn Hotel,Conad,Alba Game,Bio Check,UBA Bank,Patoko,Remax Albania,Work Net People,Recruit Albania,Concept Home,Top Shop ,Solares,R&R Computers, Youth Act u ofruan drejtpërdrejt mundësi punësimi dhe praktikash studentore për Barletasit dhe të diplomuarit tanë.
Për cdo interesim për punë, mund të kontaktoni me Zyrën e Karrierës në E-mail: [email protected].