Në kuadër të praktikës semestrale, studentët e Departamentit të Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit, të Programit Master Shkencor “Puna sociale në sistemin arsimor” zhvilluan trajnimin interaktiv të ofruar nga UNITED RIGHTS FOUNDATION (URF).
Trajnimi “Ndërhyrjet psiko-sociale nxitëse për reflektimin në sjellje e zhvillimin pro-social të fëmijëve". u realizua nga trajnuesja / pedagogia e Universitetit Barleti, Msc. Esjurda Tallushi.
Trajnimi u ndoq me shumë interes nga studentët praktikantë duke e vlerësuar maksimalisht metodologjinë dhe teknikat e duhura që duhet të përvetësojnë punonjësit që kanë në fokus të tyre dhe ndërhyrjen e duhur psiko sociale tek fëmijët. Format konstruktive të disiplinimit pozitiv dhe mënyrat e zbatimit të tij ishin pjesë e rendësishme e trajnimit për nxitjen e sjelljeve pro-sociale tek fëmijët nga prindërit, edukatorët, mësuesit, punonjësit social.
Në përfundim të trajnimit studentët u pajisën me certifikata.