Nuk kanë të ndalur sukseset e Barletasit Juen Shabanaga. Studenti i programit “Edukim Fizik dhe Sporte”, është shpallur Kampion në Kampionatin Mbarëkombëtar “BODYBUILDING & FITNESS”.
Juen Shabanaga ka fituar vendin e parë “Classic Bodybuilding - 175 cm”.
Historiku i Universitetit ”Barleti”, në programin e studimit “Edukim Fizik dhe Sporte”, njeh shumë arritje të sukseshme të studentëve sportistë në lloje të ndryshme sportesh.
Juen Shabanaga ka treguar gjithmonë përpjekje serioze përgjatë proçesit mësimor si dhe vision të qartë lidhur me profesionin që ka zgjedhur.