Qeveria Studentore organizoi një mbrëmje festive pas përfundimit më sukses të provimeve të ndërmjetme. “Party pas provimeve”, ishte një festë për të kaluar disa momente argëtuese dhe shplodhëse pas provimeve të ndërmjetme vetëm për Barletasit.
“Të gjithë së bashku kaluam momente shumë të bukura dhe të gëzueshme nën ritmet e muzikës moderne dhe asaj popullore shqiptare dhe kishim mundësi të njiheshim më shumë me njëri-tjetrin”, shprehen studentët.