Në vazhdën e traditës disa vjeçare, Universiteti Barleti organizoi edhe këtë vit “OPEN DAY”, një ditë dedikuar maturantëve dhe studentëve.
Më datë 12.04.2024, stafi akademik i Universitetit Barleti mirëpritën në ambientet e kampusit qindra maturantë nga e gjithë Shqipëria.
Studentët e ardhshëm dhe ata aktual u bënë pjesë e një dite të mbushur me leksione të hapura, evente, tryeza të rrumbullakëta, diskutime lidhur me orientim dhe zhvillim karriere, si dhe aktivitete të shumta që pasqyrojnë jetën akademike dhe studentore në Barlet.
Gjithashtu të rinjtë u argëtuan me pjesëmarrjen në lojërat popullore të organizuara në ambientet sportive të Universitetit Barleti.
Një interes i lartë u tregua nga ana e vizitorëve për programet e studimit që ofron Universiteti Barleti në Fakultetet përkatëse:
● Fakulteti i Shkencave Mjekësore
● Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Industrive Kreative
● Fakulteti i Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit
● Fakulteti i Ekonomisë, Qeverisjes dhe Drejtësisë.