Studentët e Drejtësisë në Universitetin Barleti mbyllën me sukses projektin e UNDP-së: “Perceptimi i Qytetarëve mbi ofrimin e Ndihmës Juridike Falas”.
Në kuadër të përfundimit të projektit Departamenti i Drejtësisë zhvilloi një aktivitet me praninë e 15 studentëve pjesëmarrës në projekt, të cilët treguan eksperiencën e tyre dhe përfundimet e arritura nga ky vëzhgim në terren.
Pas një pune intensive për rreth dy muaj 15 studentët e Drejtësisë në Universitetin Barleti, morën vlerësime maksimale nga përfaqësues të UNDP, AIPA dhe Ministria e Drejtësisë.
Nën kujdesin e Pëgjegjëses së Departamentit të Drejtësisë Prof.Asoc.Dr. Elizabeta IMERAJ, kjo eksperiencë unike ishte një mundësi shumë e mirë zhvillimi profesional që u mundësohet studentëve Barletas.