Përfaqësues të stafit akademik nga Departamenti i Sporteve pranë Universitetit Barleti, Dritan Marku dhe Kristi Shuli, kryen një mobilitet në A Coruña të Spanjës, në kuadër të shkëmbimeve Erasmus+. Ata vizituan CIFD “Universidade Laboral” ku vërenjtën infrastrukturën dhe se si funksiononte sistemi dhe moduli i arsimit në atë institucion.
Përfaqësuesit e stafit akademik morën pjesë në orë mësimi, futboll, ndeshje basketbolli etj. Vizituan fushat e futbollit ku ekipi vendas stërvitej si dhe panë stadiumin kryesor “Estadio Riazor “Deportivo La Coruna” Gjithashtu vizituan edhe kolegjin e futbollit ku dëgjuan një leksion të hapur, etj.
Një eksperiencë e bukur, frytdhënëse, dhe e vlefshme nga ana akademike dhe profesionale.