Eksplorimi i Arkitekturës dhe Politikave Identitare - Leksion i Hapur nga Indrit Hamiti
Më 13 mars 2024, patëm kënaqësinë të ndiqnim leksionin e hapur nga Indrit Hamiti, arkitekt, urbanist dhe aktivist për të drejtat e njeriut. Në këtë leksion të hapur, Ark. Hamiti shqyrtoi marrëdhënien komplekse mes arkitekturës dhe politikave identitare.
Arkitektura shërben si një reflektim i vlerave shoqërore, trashëgimisë kulturore dhe ideologjive politike. Duke përfshirë monumente të mëdha deri te peizazhet urbane, çdo krijesë arkitekturore bart shtresa të kuptimeve dhe simbolizmit që kontribuojnë në ndërtimin e identitetit.
Indrit Hamiti, njohur për qasjen e tij ndërdisiplinare në zhvillimin urban dhe përkrahjen për të drejtat e njeriut, ka analizuar për studentët dhe stafin e interesuar, ndikimin e agjendave politike, narrativave historike dhe faktorëve socio-ekonomikë në praktikat arkitekturore dhe planifikimin urban.
Faleminderit për pjesëmarrjen dhe ju presim në të tjera biseda me Arkitektin Hamiti i cili na premtoi që do rikthehej me një tjetër temë interesante.