Universiteti “Barleti” nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin Bujqësor të Tiranës në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
Rektorja e Universitetit “Barleti”, Prof. Dr. Suzana Guxholli u prit nga Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku për të firmosur marrëveshjen.
Bashkëpunimi do të synojë forcimin e marrëdhënieve mes dy palëve, të cilat do të anagazhohen për të dhënë kontributin e tyre në kuadër të mësimdhënies, kërkimit shkencor, shkëmbimit të stafit akademik dhe studentëve, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, zbatimin e projekteve të ndryshme, zhvillimin e programeve të reja që sjellin përfitime për të dyja palët etj.