Ditën e premte, datë 1 Mars 2024, studentët e Programit të Masterit Profesional Mësuesi në Arte të Departamentit të Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional, nën kujdesin e pedagogëve Prof. Asoc. Dr. Laura SHUMKA, Dr. Majlinda HALA dhe Dr. Rozi KOSTANI, realizuan Ekspozitën me temë: ‶EKSPO_ Kurrikula, Didaktika dhe Aftësim Praktik″. Telajot prezantonin gërshetimin e tre hallkave kryesore të punës së tyre të përditshme me nxënësit; zbatimin e Kurrikulave me Metodologji bashkëkohore duke zbërthyer njohuritë në veprimtari mësimore me tematikat bazë: Gjuha dhe Komunikimi; Teknika dhe procese; Historia, arti dhe shoqëria; sipas grup moshave përkatëse duke i lidhur lëndët e arteve me temat ndërkurrikulare. Studentët me punë e tyre treguan edhe njëherë rëndësinë e Artit në përmirësimin e të nxënit për fëmijët me nevoja të ndryshme.