Xhoana Luli ka përfunduar ciklin e studimeve në programin "Financë-Kontabilitet" në Universitetin Barleti. Në një workshop në " Barlet", në vitin 2018 Xhoana u njoh me kompaninë EasyPay dhe pas një viti u punësua në këtë kompani.
Në pesë vite eksperiencë Xhoana ka progresuar në mënyrë të vazhdueshme në karrierë dhe tashmë mban pozicionin si Menaxhere e Departamentit të klientëve pranë kompanisë EasyPay në Tiranë.
Alumna Xhoana rikthehet në Universitetin Barleti për të ndarë eksperiencën si ish studente, dhe zhvillimin e suksesit në profesion me studentët aktual dhe të rinj nga shkollat e mesme.
Xhoana, studente ekselente, ka qënë aktive në disa projekte dhe workshop-e të "Universitetit Barleti" brenda dhe jashtë vendit, gjithashtu pjesmarrëse në Erasmus + 2017 në Spanjë. Ajo është fituese e cmimit të tretë në Creative Business Cup Albania 2018, ndjekur nga Betapitch Global 2018 në Berlin.
Takimi u mbyll me fjalë motivuese për të punuar fort për një karrierë të suksesshme dhe momente argëtuese me lojra inteligjence.