Javën e kaluar studentët e vitit të katërt në degën e Arkitekturës zhvilluan vizitën në terren në zonën afër Aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” ku tema e laboratorit është projektimi i një strukture pritëse hoteliere. Studentët analizuan gjatë vizitës jo vetëm karakteristikat e zonës por sidomos potencialet natyrore dhe atraksionet historike që gjenden përreth saj. Përzgjedhja e zonës përbën një temë sfiduese jo vetëm për praninë e aeroportit por sidomos për zhvillimin infrastrukturor që e gjithë zona përreth tij po përjeton.