Kjo fitore është dëshmi e talentit dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të ekipit të basketbollit të Universitetit Barleti.
Djemtë tanë kanë shkëlqyer në fushën e lojës dhe kanë treguar një nivel të lartë të aftësive sportive dhe strategjike. Ky sukses vjen si rrjedhojë e një pune të palodhur dhe trajnimit të vazhdueshëm nga stafi teknik dhe trajnerët e talentuar, të cilët kanë udhëhequr ekipin drejt suksesit me një vizion të qartë dhe përkushtim të palëkundur.
"Në këtë moment mbresëlënës, do të doja të shprehja falënderimin për të gjithë pedagogët e Departamentit të "Edukimit Fizik dhe Sporteve" në Universitetit Barleti, për kontributin e tyre në zhvillimin dhe rritjen e talenteve sportive.
Kristi Shuli dhe Altin Gorenxa, që janë pjesë e stafit pedagogjik, meritojnë një falënderim të vecantë për ndihmën dhe udhëzimin e tyre në përgatitjen e ekipit dhe arritjen e këtij suksesi të madh.
Kontributi i tyre ka ndikuar thellësisht në formimin dhe zhvillimin e aftësive të lojtarëve, duke i pregatitur për sfida më të mëdha sportive.
Në emër të gjithë komunitetit të Universitetit Barleti, ju urojmë përzemërsisht dhe falenderojmë ekipin e basketbollit për paraqitjen e tyre të shkëlqyer. Ky sukses nuk është vetëm një fitore për ekipin, por një fitore për gjithë Universitetin Barleti.
Ndihemi krenarë për arritjet tuaja sportive dhe akademike njëkohësisht dhe presim me padurim të shohim më shumë suksese në të ardhmen." - shprehet Artan Pogoni, Përgjegjës i Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sportit.
Bravo, Barleti Basketboll!