Universiteti Barleti ishte pjesë e panairit “Tourism & Travel Show 2024”, organizuar nga Iceberg Exhibitions në bashkëpunim me NEW DEL EUROPE dhe mbështetur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Panairi u zhvillua në datat 31 janar dhe 1 shkurt 2024 në Pallatin e Kongreseve.
Departameni i Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit prezantoi ofertën që Universiteti Barleti ofron në industrinë e turizmit, përkatësisht:
- Programet e studimit (Bachelor dhe Master Profesional)
- Trajnime profesionale të industrisë së turizmit që ofrohen nga Akademia e Turizmit dhe Mikpritjes
- Përfshirja ne projekte kombëtare dhe ndërkombëtare me fokus zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
Stenda e Universitetit Barleti mikpriti mjaft vizitorë, të cilët ishin të intersuar për ofertat e ofruara nga Universiteti Barleti si dhe bashkëpunimin akademi-industri në projekte të përbashkëta në të ardhmen. Gjatë takimeve me bizneset më në zë që operojnë në industrinë e turizmit në vend, u dakortësua dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit për intershipe, praktika të studentëve si dhe bashkëpunime të tjera në të ardhmen.
Pjesëmarrës në panair ishin dhe studentët që studiojnë në programin Bachelor në Menaxhim në Turizëm, Mikpritje dhe Rekreacion si dhe Master Profesional në Menaxhim në Turizëm dhe Udhëtime, të cilët promovuan Universitetin Barleti denjësisht si dhe patën mundësinë të krijonin networkun e tyre për praktika dhe punësim në të ardhmen.