“100 risi sociale nga Finlanda” është një aktivitet i kthyer tashmë në traditë në Universitetin
Barleti. Një mënyrë elegante për të prezantuar politikat sociale të një prej vendeve më të mira
në botë për të jetuar dhe absolutisht shembullin e qeverisjes dhe jetesës së mirë.
Në datë 15 janar 2024, nën kujdesin e veçantë të pedagogut Dr. Erion Kristo, studentët e vitit të I
të programeve të ndryshme u bënë bashkë në këtë aktivitet social - kulturor kushtuar Finlandës.
“100 risi sociale nga Finlanda” të prezantuara në librin e autorit Ilkka Taipale, u sollën në
mënyrë shumë origjinale nga studentët barletas.
Në përmbyllje të aktivitetit Dr. Kristo bëri një përmbledhje të të gjitha risive që ofron jetesa në
këtë shtet pa lënë mënjanë edhe kulturën e gjerë të pjesëmarrjes politike si shembullin më të mirë
që duhet të ndjekin studentët.