Urime, të diplomuar!
Në ambientet e Universitetit Barleti u kremtua më 22.11.2023 ceremonia e diplomimit për qindra student barletas.
Ceremonia e organizuar në mjediset e kampusit qendror të UniBa-së, me pjesëmarrjen e stafit akademik, anëtarëve të Senatit, miqve dhe të afërmëve të studentëve të diplomuar shënoi një pikë domethënëse të udhëtimit të studentëve në Universitetin Barleti.
Në fjalën e saj përshëndetëse Rektorja e Universitetit Barleti Prof.Dr. Suzana Guxholli u shpreh se studentët që sot po nisin rrugën e tyre si të diplomuar janë aset i vyer i UniBA që do të kontribuojnë nesër me dijet e tyre në vendin tonë. “Jemi thellësisht të përulur dhe të nderuar që ju na besuat formimin tuaj akademik. Ju shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt dhe ju garantojmë se rrugët tona nuk ndahen këtu, pasi ne do jemi gjithmonë të disponueshëm për t’iu suportuar në rrugën e gjatë të karrierës suaj. Diploma është një semafor jeshil për të ardhmen tuaj”.
Zv Rektori i Universitetit për çështjet studentore, Prof. Dr. Artan Shytaj, mes brohorimave dhe duartrokitjeve të studentëve theksoi se dera e Barletit do të jetë e hapur gjithmonë për barletasit: “Dera e Barletit është e hapur për ju gjithmonë”. Në emër të studentëve përshëndeti Znj.Megi Hazizi, një nga dhjetë studentët ekselentë të cilët u vlerësuan me certifikatë ekselence.
Të ftuar nga Rektorja Prof.Dr. Suzana Guxholli të porsadiplomuarit në mes të entuziasmit dhe gëzimit hodhën lart kapelet.