Eksplorimi i së ardhmes në ADE - Apuglia Digital Experience!
Universiteti Barleti i përfaqësuar nga drejtuesi i Departamentit të Industrive Kreative, PhD. Ark. Gerdi Papa në datat 10, 11 dhe 12 Nëntor, ishte pjesëmarrës në edicionin e parë të "ADE - Apuglia Digital Experience, International Audio Visual, Gaming & Creativity Summit" mbajtur në Apuglia Film Commision dhe mbështetur nga Rai Com.
Një event ndërkombëtar mbi teknologjitë digjitale të Video Lojrave, Efekteve Speciale, filmave i cili mblodhi eskpert të suksesshëm në fushat e tyre si Jesse Schell (The Art of Educational Game Design), Chris Darril (Little Sewing Machine), Fabio Balsanti (CEO of AgeofGames) si dhe pjesëmarrës të tjerë nga industria dhe akademia, të cilët prezantuan projektet e tyre të fundit si dhe morën pjesë në një diskutim mbi zhvillimin e Industrive Kreative në rajon si dhe rendësinë e teknologjive digjitale për të ardhmen e sektorit kreativ e jo vetëm.
Universiteti Barleti vazhdon të angazhohet në kontributin aktiv për rritjen e Industrive Kreative në Shqipëri përmes programeve të studimit dhe mundësive të ofruara.