Universiteti “Barleti” mori pjesë në aktivitetin “Staff University Football League 2023”, një Kampionat Kombëtar Futbolli midis stafeve akademike dhe administrative të të gjthë universiteteve shqiptare.
Ekipi i Barletit siguroi fitoren e parë në këtë kampionat me rezultatin 6 me 0 kundër Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Ky aktivitet organizohet nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar dhe Bashkia Tiranë, ku marrin pjesë universitetet të përfaqësuar nga stafi i tyre dhe do të zhvillohet për 7 javë.