Infocom konferenca më jetë gjatë mbi teknologjinë dhe novacionin, u rikthye më datë 7 nëntor 2023. Në konferencën e organizuar nga Infocom u hodh dritë mbi
horizontin e ardhshëm të teknologjisë: rrjetin 6G.
Me një autoritet dhe njohuri të avancuar, Phd. Ilir Çapuni, i njohur si një personalitet i shquar në botën teknologjike, frymëzoi audiencën me ligjërimin e tij vizionar mbi përparimet dhe sfidat e këtij rrjeti të ri të komunikacionit.
Në ligjëratën e tij të pasur me detaje dhe shpjegime të qarta, Phd. Ilir Çapuni eksploroi në hollësi mundësitë e ofruara nga rrjeti 6G.
Përveç kontributit të tij akademik në Universitetin Barleti, Phd. Ilir Çapuni ka demonstruar përkushtim ndaj shkencës dhe teknologjisë nëpërmjet projekteve
inovative dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare, duke patur një ndikim substancial në rrugëtimin e progresit dhe zhvillimit teknologjik.
Për herë të njëmbëdhjetë ky event ka shërbyer si një pikëtakim për të apasionuarit pas teknologjisë, duke mbledhur profesionistë e sipërmarrës, dhe duke ofruar një platformë fantastike për të mësuar, ndarë ide dhe për t’u bërë gati për të ardhmen e pritshme.