Departamenti i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Financës në Universitetin Barleti duke mbështetur përpjekjet për promovimin e edukimit financiar dhe fuqizimin e
komunitetit organizoi një leksion të hapur me ekspertin e industrisë, CEO i kompanisë SIGAL UNIQA, Z. Elvis Ponari.
Z. Ponari ndau njohuritë e tij shumëvjeçare në këtë fushë me studentët e interesuar.
Leksioni i zhvilluar nga CEO i SIGAL UNIQA ishte një mundësi e vlefshme për studentët që të fitojnë njohuri në sektorin financiar dhe të ndërveprojnë me një
profesionist me përvojë.