Studentët e diplomuar përgjatë vitit akademik 2022-2023 në të tre Fakultet e Universitetit Barleti do të jenë pjesë e ceremonisë së diplomimit më datë 22 Nëntor në orën 18:00.
Ceremonia e Diplomimit do të organizohet në mjediset e kampusit qendror të UniBa-së, me pjesëmarrjen e stafit akademik, anëtarëve të Senatit, miqve dhe të afërmëve të studentëve të diplomuar.
Vitet e studimit në Universitet marrin formë dhe kuptim dhe ditën e ceremonisë së diplomimit. Qindra studentë i besuan formimin e tyre akademik Universitetit Barleti, ndaj ceremonia e diplomimit është një moment i veçantë festiv.
Në orën 17:00 mund të bëheni pjesë e organizimeve para-ceremonisë dhe hapjen e këtij momenti të rëndësishëm për ne si Universitet dhe ju si studentë.