Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit themeloi Bordin e Karrierës, një strukturë kyçe, për ndërlidhjen e Universitetit me Tregun e Punës. Znj. Valbona Treska, Presidente e Urdhërit të Psikologut dhe Z. Mirgit Vataj, Kryetar i Urdhërit të Punonjësve Socialë, janë tashmë pjesë e Bordit, sëbashku me profesionistë të tjerë nga Institucione të rëndësishme në vend. Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, përfaqësohet nga Dr. Valmira Skëndi, Bashkia Tiranë nga Dr. Anisa Subashi, dhe Bashkia Elbasan nga Dr. Ervin Muço. UniBa: Punojmë sëbashku për profesionistët e së ardhmes!