Universiteti “Barleti” në kuadër të hapjes së fakultetit të ri të Shkencave Mjekësore, nënshkroi protokollin e bashkëpunimit akademik, shkencor dhe praktik, me përfaqësuesit e Operatori Sanitari Associati dhe HC Training.
Kursi 4 mujor për infermierët konsiston në dhënien e praktikave profesionale për shërbimin mjekësor në shtëpi dhe do të zhvillohet pranë ambienteve të Universitetit “Barleti”, nga një staf akademik e profesional italian.
Rektorja e UniBa Prof. Dr. Suzana Guxholli u shpreh se:
“Kjo marrëveshje, në kuadër të trajnimit të vazhdueshëm, mundëson organzimin e kurseve të trajnimit pasuniversitar në fushën e infermierisë, me qëllim përditësimin e aftësive të tyre profesionale në standarde evropiane.
Në këtë mënyrë të diplomuarit në infermieri pajisen me njohuri sa më bashkëkohore dhe kopetenca e aftësi që ju hapin rrugët si profesionistë për tregun ndërkombëtar të punës.
Kursi 4 mujor do të zhvillohet në fundjavë pranë ambjenteve të Universitetit “Barleti”, si fillim nga stafi akademik e profesional italian, për 3 muaj, me programe të njehsuara me ato italiane.
Në muajin e katërt do të zhvillohet një praktikë pranë ambienteve të HC Training, në Romë si dhe pranë ambjenteve të tjera ku OSA operon.
Prej 35 vitesh OSA është një prej organizatave e cila operon në të gjithë shtetin fqinj duke asistuar në shërbimin mjekësor të klientëve në banesa, e kjo nismë vjen për herë të parë dhe në Shqipëri.
Daniele Palumbo
Operatori Sanitari Associati u shpreh se:
“Dhe Italia ka pasur te njëjtën ecuri që në 78, shërbimet spitalore kanë qenë shumë të forta. Dhe mungonte shërbimi paspitalor në banesa. Filozofia jonë është të kurosh në shtëpi, sepse një pacienti nuk i mjafton vetëm kura spitalore por dhe ajo që vjen pas. OSA ka gati 1 milion paciente te asistuar në vit. Te njëjtën eksperience dhe praktika ne duam ta aplikojmë në Shqipëri, nën monitorimin dhe vigjilencën e pedagogëve.”
Të gjithë ju, maturantë që keni dëshirë të ndiqni studimet e tuaja universitare në Shkencat Mjekësore, ju ftojmë në Universitetin “Barleti”. Me infrastrukturën bashkëkohore dhe stafin e mirëpregatitur si nga ana akdemike, shkencore dhe profesionale, do të jetë alternativa e duhur për ju.