Ditë pune dhe ide inovative në Barlet
Me iniciativën e Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve të Universitetit Barleti u mblodhën sot së bashku për herë të parë përfaqësuesit e Departamenteve dhe Fakulteteve të Edukimit Fizik dhe Sportit të Universiteteve publike dhe jo publike të:
Universitetit "Aleksandër Xhuvani", Elbasan
Universitetit "Luigj Gurakuqi", Shkodër
Universitetit "Fan S Noli", Korçë
Kolegjit Universitar "Qirjazi", Tiranë
Universitetit të Tiranës
Universitetit Europian të Tiranës
Universitetit "Barleti", Tiranë
Me qëllimin e organizimit të një Unioni Kombëtar të Departamentve të Edukimit Fizik dhe Sportit.
Ky organizëm, përveç frymës së bashkëpunimit në disa dimensione në të ardhmen e afërt do të perpiqet të ndërtojë një platformë dhe një net interaktiv me qëllim diskutimin e problematikave të fushës së Edukimit Fizik dhe Sporteve duke pretenduar zënien e një vendi të rendësishëm tashmë për atë çka përfaqësojmë në lëmin e arsimit në vend.
Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit që me shumë seriozitet dhe profesionalizëm përkrahën këtë nismë duke dhënë edhe ide shumë inovative për të ardhmen.
Besojmë se është në interesin e fushës tonë bashkimi i ideve dhe vlerave të patjetërsueshme të specialistëve në mbarë vendin.
Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin Barleti do të jetë gjithmonë pranë këtyre nismave.