Ditën e sotme në dt.15.06.2022 u organizua ekspozita me punimet e studentëve të arkitekturës, "Inspiration 2" në lëndën e Historisë së Arkitekturës nën kujdesin e veçantë të MSc.Ark.Klea Biqiku.
Në kuadër të detyrës së kursit, u konceptua që çdo punë e studentëve të përfaqësohej denjësisht.
Si një traditë nga viti i kaluar, Inspiration 2 vjen si nje finalizim i sukseshëm i një viti akademik.
Punimet e ekspozuara, ishin të punuara nga studentët e arkitekturës së vitit të parë, të dytë, të tretë dhe të vitit të katërt.
Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë pjesëmarrësit, studentë dhe profesorë të UniBa.