
Në kuadër të orëve të praktikës profesionale për studentët e programit të Punës Sociale/ Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit u zhvillua një leksion i hapur me pjesëmarrjen e përfaqësueses së Sue Ryder Albania, Zj. Marjeta Roshi. Përveç prezantimit të punës së vyer që bën organizata në ofrimin e shërbimit falas në familje (mjekësor, psikologjik dhe social - ekonomik) për të sëmurët me kancer në fazë terminale dhe të moshuarit me sëmundje kronike, Zj. Roshi ndau me studentët eksperiencën e saj konkrete si punonjëse sociale pranë kësaj organizate.
