Studentët e Arkitekturës 3 zhvilluan këtë javë një vizitë studimore në Tiranë, në një lagje me banesa private që synohet të dendësohet në të ardhmen. Në këtë zonë do të projektojnë gjatë semestrit, në kuadër të lëndës Laborator Projektimi Arkitektonik 4, me temë banesën kolektive.
Vizita u dha studentëve mundësinë të njohin nga afër karakterin e lagjes, mënyrën si jetohet në të dhe marrëdhënien mes shtëpisë, rrugës dhe hapësirës së përbashkët. Përmes skicave dhe fotografive, ata dokumentuan atë që e bën këtë vend të veçantë, si bazë për projektet e tyre të ardhshme.
Pedagog: PhD Gerdi Papa
Laborant: MSc. Gersid Shkrelaj
